Pas suksesit, jehonës dhe energjisë së papërshkrueshme të edicionit të parë, Muza Competition rikthehet në sezonin e tij të dytë.
Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.
Edicioni i dytë i Muza Competition do të ndahet në 3 faza:
Faza e parë: Gjatë fazës së parë do të pranohen të gjitha aplikimet që do të shqyrtohen nga një juri profesioniste. Vetëm një pjesë e tyre do të mund të kalojnë në fazën e dytë.
Faza e dytë: Gjatë fazës së dytë, juria do të dëgjojë prezantimet nga çdo aplikant dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në fazën e fundit. Ky takim synon t’u ofrojë të rinjve mundësinë të takojnë personalitete që punojnë për një kohë të gjatë në këtë sektor dhe që mund të transmetojnë njohuritë e tyre në një mënyrë tjetër, duke forcuar njëkohësisht motivimin e të rinjve në sektorin e ekonomive kreative.
Faza e tretë: Finalja e madhe do të mbledhë të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë në muajin qershor, ku 10 finalistët do të mund të shfaqin koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh.
Prandaj, nëse je një i ri nga mosha 18-35 vjeç dhe je i apasionuar pas fashion-dizajnit dhe ke shpirt sipermarrës, apliko tani për të prezantuar koleksionin tënd modern me element të traditës në Muza Competition!
Çmimi i tretë: 5.000 Euro Çmimi i dytë: 10.000 Euro Çmimi i pare: 20.000 Euro
Informacione më të detajuara rreth konkursit i gjeni në faqen muzacompetition.com