
Në fillim këtij muaji, një galeri e re televizive mori jetë në ekranin e Top Channel. “ArtKand” është emisioni më i ri i artit në Shqipëri, që i dedikohet ankandit të veprave të artit.
Këtë të shtunë u bë edhe shitja e parë, ku piktura e Androniqi Zengo Antoniu – “Peizazh Baritor”, u shit me vlerën 2600 euro. Piktura e famshme kishte si çmim fillestar vlerën 2000 euro.

Vlera e pikturës u rrit me 600 euro nga çmimi që u hodh fillimisht në ankand. Emisioni “ArtKand” jepet çdo të shtunë në orën 14:10 në ekranin e Top Channel. E gjithë kjo është një hapësirë e re ekspozimi për të gjithë artistët, të cilët herë pas here kanë qenë të shqetësuar për mungesë të galerive.
View this post on Instagram