Konkursi 


Shqipëria do të jetë pjesë e edicionit të 13-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës, organizuar nga “La Biennale” në Venecia. Për të njoftuar shpalljen e këtij konkursi, zv/ministri i TKRS-së, Abaz Hado, do të mbajë një konferencë për shtyp gjatë së cilës do të bëjë të ditura detajet e konkursit. Gjatë viteve të shkuara, pjesëmarrja në Bienalen e Venecias është shoqëruar nga debate të forta në mesin e artistëve shqiptarë.


Ndërkaq, për të njëjtin aktivitet, Kosova ka bërë të ditur emrin e kuratorit që do të ndjekë përfaqësimin në këtë aktivitet. Ai është arkitekti Përparim Rama, i përzgjedhur nga bordi i emëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.


Bienalja e Venecias do të zgjasë gjithsej katër muaj dhe hapja do të bëhet në muajin gusht. Këtë vit temë e Bienales së Arkitekturës është “Toka e përbashkët”.