Është ndarë sot nga jeta këngëtari i serenatave korçare Astrit Koçibelli.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Astrit Koçibelli

Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare.

Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë”, shkruhet në postim.