Dje ishte padyshim nata e këngëtares së famshme, Taylor Swift. Kantaurja 33-vjeçare fitoi 9 nga 11 kategoritë që u nominua në “MTV Video Music Award”, përfshirë këtu çmimin e ‘Artistit të Vitit’, në ceremoninë vjetore e cila u mbajt në Qendrën Prudential në Newark, New Jersey.
Ylli i muzikës fitoi çmimin “Albumi i vitit” për “Midnights” dhe “Show of the Summer”, përveç marrjes së gjashtë çmimeve për videon dhe këngën “Anti-Hero”.
Këtu përfshihen çmimet: “Videoja e vitit”, “Kinematografia më e mirë”, “Efektet më të mira vizuale”, “Regjia më e mirë”, “Popi më i mirë” dhe “Kënga e Vitit”.
Taylor Swift ngjitet në vendin e dytë të të gjitha kohërave në fituesit e MTV VMA, me 25 çmime në total, e dyta pas Beyonce, e cila ka 28 çmime, dy prej të cilave ajo fitoi si anëtare e “Destiny’s Child”.