“Top Fest”, festivali i vërtetë i muzikës moderne shqiptare, është vetëm pak ditë larg natës së madhe të ndarjes së çmimeve. Në edicionin e tij të 11, ky event është shndërruar në një arenë ku kanë performuar prodhimet më të mira muzikore të vitit. Gjatë këtyre ditëve, në programin muzikor të “Top Channel”, “Select”, janë prezantuar kandidaturat për çmimet në 12 kategoritë: Best New Artist, Best Male, Best Hip Hop/R&B, Best Group, Best Pop & Rock, Best Balade, Best Female, Best Video, Best Duet, Best Pop & R&B. Për kategorinë Best New Artist/ Artisti i ri më i mirë janë të kandiduar Sigi Bastri, Aldo Bardhi, Aldo Simoni dhe Teuta Dervishi.


 


Sigi: Talenti i mposht të gjitha!


 


Sigi Bastri (Qëndro me mua) është shprehur se është me shumë fat, që ajo çka nisi nga “The Voice 3” shumë spontanisht, u shndërrua në një mundësi që duhej shfrytëzuar për të ecur më tej dhe pjesëmarrja në “Top Fest” ka qenë e mirëmenduar. Balada e saj, në fakt, është pëlqyer ndjeshëm, duke shpërblyer kështu punën e saj të madhe. Bastri ka thënë se “The Voice” e ka rritur shumë profesionalisht. Nëse do ta fitonte këtë çmim ajo do të përqafonte fort të ëmën që është njeriu që e mbështet, udhëzon dhe ndjek më nga afër karrierën e saj. Këngëtarja e re nuk i ka kursyer falënderimet për kompozitorin e këngës, Sokol Marsin, si dhe mentorin e saj në The Voice 3, Elton Deda. “Edhe pse tregu është i vështirë, talenti mendoj se i mposht të gjitha, unë jam duke i marrë gjërat ngadalë” – ka thënë Sigi, teksa tregon se i pëlqen të kërcejë, edhe pse nuk e lejojnë “tulet”. Qëllimi i saj më i madh është skena e Eurovizionit.


 


 


Aldo Simoni: Teuta është konkurrentja ime më e fortë!


 


Me shumë emocione, Aldo Simoni (Përmbi pyll dul’ një yll), vëllai i yllit të “The Voice 2”, Jozefina Simoni, ka parakaluar në tapetin e kuq në “Select”. I frymëzuar nga e dashura e tij, atij i janë përmbushur të gjitha pritshmëritë me këtë kandidim, për këngën e tij ndryshe, që do të shkaktonte pa dyshim një reagim pozitiv, edhe pse duke rrezikuar. “Fjala godet shumë, ka thënë Aldo, edhe pse muzika është më e rëndësishme, një melodi të bën për vete edhe pa pasur fare fjalë”. I frymëzuar nga Elton Deda, Led Zeppelin, djaloshi që më shumë se gjithçka dëgjon “All you need is love” (“The Beatles”) do të vazhdojë live-t unplugged me motrën e tij, me të cilën është duke bërë gati një duet, që del në mes të verës dhe që me gjasë do të jetë pjesë e një albumi, qëllimi i tij i madh si artist. Duke qenë gjithmonë ndryshe nga të tjerët.


Në kategorinë e tij, konkurrencën më shumë se nga kushdo e ndien nga Teuta Dervishi!


 


 


 


3. Aldo Bardhi – Ta fitojë ai që duhet!


 


Ka pasur shumë Aldo këtë vit në “Top Fest” dhe dy prej tyre ia dolën të kandidoheshin në një prej kategorive më të rëndësishme të festivalit, si promotor prej më se një dekade i talenteve të rinj dhe muzikës avangardë. Një prej tyre edhe/////////protezheja e Soni Malajt, Aldo Bardhi. Aldo pas gjysmëfinales, është duke punuar shumë me zërin e tij, i ndihmuar nga Soni, “sepse nuk i dihet, mund të jem në finale” – ka thënë Aldo.


Edhe pse nuk lakmon asnjë çmim, Aldo mendon se çmimin duhet ta fitojë ai që duhet, duke qenë shumë politikisht korrekt.


 


 


 


Teuta Dervishi – Surpriza më e bukur, të jem e kandiduar!


 


Për herë të parë në “Top Fest”, Teuta (Vonë) ka ngelur pa fjalë kur mori vesh që ishte kandiduar në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”. “Të them të drejtën nuk e kam pritur. Nuk e kam menduar kurrë që do të vija deri këtu. Familjarët dhe shoqëria mendonin që do të shkoja në gjysmëfinale, po unë për herë të parë nuk prisja asgjë” është shprehur Teuta duke vazhduar – se “askush nuk e priste që të merrja pjesë në festival, nuk e donte asnjë nga njerëzit e mi të afërt diçka të tillë, por më pas kam marrë vetëm komplimente”. Për herë të parë, Teuta do ta shohë natën finale me një tjetër emocion, pas Finales së vitit të shkuar, kur erdhi si e fejuara e vokalistit të grupit “Offchestra”, të cilët sipas saj, e meritojnë një çmim shumë më tepër se ajo.