Ekspozita
Nga data 8 deri më 14 tetor 2012, në Muzeun Kombëtar në Tiranë (Shqipëri), Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës (IHKL), i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, do të hapë ekspozitën “Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë 1998-1999”. Në hapjen zyrtare të kësaj ekspozite, e cila do bëhet më 8 tetor 2012, në ora 18:00, janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve politike dhe kulturore nga Kosova e Shqipëria, si dhe kori diplomatik i akredituar në Tiranë.
Në këtë ekspozitë e cila do jetë e hapur për 7 ditë me radhë, të interesuarit mund të gjejnë fotografi të objekteve kulturore – historike dhe objekteve arkitektonike, para dhe pas shkatërrimit të tyre.