Mbi 30 universitete italiane kanë ngritur stendat e tyre në Muzeun Historik Kombëtarë, për ti njohur të rinjtë shqiptarë mbi programet e studimit që ato ofrojnë. Në këtë evenimet që organizohet në kuadër të javës së gjuhës italiane, kanë marrë pjesë ambasadori i Italisë në vendin tonë Massimo Gaiani dhe zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj.


Prania, për të parën herë në Shqipëri, e një numri kaq të madh universitetesh italiane do t’u japë mundësinë studentëve të përftojnë informacione të vlefshme për të nisur apo të për vazhduar studimet universitare ose pas universitare në Itali. Dita e 6 tetorit do të jetë gjithashtu e dobishme për lidhjet e mundshme mes universiteteve italiane dhe atyre shqiptare, të interesuara për çeljen e kurseve të përbashkëta në ciklet trevjeçare apo master.


Në vijim të kësaj dite mbi orientimin universitar, Ambasada e Italisë do të jetë e pranishme dhe në Panairin Work&Study në datën 13 tetor, në orën 11.00, pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë, kushtuar studimit të gjuhës italiane në Shqipëri si dhe mundësive të punësimit që lidhen pikërisht me njohjen e gjuhës italiane.


Në këtë veprimtari do të jetë i pranishëm Ambasadori i Italisë, Sh.T. Massimo Gaiani, Kryetari i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri, Maurizio Zannier dhe përfaqësues të disa sipërmarrjeve italiane si shembuj konkretë të historive të sukseshme të cilat kanë mundësuar punësimin e shumë të rinjve shqiptarë që kanë zgjedhur të kryejnë studimet në Itali. Në përfundim të konferencës ndërmarrjet kanë shprehur gatishmërinë e tyre të takojnë studentët e pranishëm në panair e t’i përgjigjen, në bazë të përvojës së tyre sipërmarrëse, pyetjeve rreth çështjeve të punësimit.


6 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)