Ankandi në Itali


IbrahimEnzo Cucchi, Ibrahim Kodra, Giovanni Gastel, Letizia Cariello, Vénera Kastrati, Maurizio Mocchetti, Anila Rubiku dhe Tarshito janë vetëm disa nga 39 artistët që kanë vendosur t’i dhurojnë punët e tyre për bamirësi, për projektin “Artistët për Gurin e Zi”. Falë një nisme të krijuar nga Organizata e Ideve Migrante, një organizatë jofitimprurëse nën mbështetjen e JCI CAPITAL, 50 krijime do të dhurohen për ankandin, i cili do të mbahet në Sotheby, Milano, më 14 maj, ora 18:00. Të ardhurat do të shkojnë për projektin e tekstilit, një sipërmarrje e vogël e grave të Gurit të Zi, me qëllim krijimin e një ndërmarrjeje shoqërore drejtuar nga gratë lokale. “Ne jemi shumë të kënaqur nga ky projekt, i cili i përshtatet më së miri misionit tonë”, është shprehur Elena Galateri, presidente e Organizatës Idetë e Migrantëve. “Qëllimi ynë është të kthejmë dinjitetin për gratë, duke u dhënë atyre mundësinë për të shprehur veten nëpërmjet kreativitetit të punëve të tyre. Tradita e hershme dhe gërshetimi i saj me motive të vjetra është trashëguar brez pas brezi dhe është një pasuri për këto gra”, -thotë ajo.