“Art House” e kthyer tashmë në një destinacion arti për qytetin e Shkodrës hap siparin e aktiviteteve në muajin korrik me festivalin e filmit “Ekrani i artit”. Nga data 7 deri 9 korrik në ekranin e “Art House” do të projektohen imazhe nga prodhime të suksesshme arti të autorëve si Ëilliam Kentridge dhe Anri Sala.


Në kuadër të bashkëpunimit me Art House, i mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura a TiranaMinistria e KulturësQendra Rinore ARKA, formati i Lo schermo dell’arte vjen për herë të parë në në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës me një përzgjedhje filmash, dokumentarësh, videosh që janë shfaqur ndër vite në këtë festival. Lo Schermo dell`Arte është një festival ndërkombëtar i filmit i cili organizohet që nga 2008 në qytetin e Firences në bashkëpunim me institucione kulturore, qendra për artin, akademi e universitete italiane e ndërkombëtare.

I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet mes artit bashkëkohor dhe kinemasë, në të prezantohen çdo vit filma, dokumentarë mbi artin bashkëkohor të shoqëruar me instalacione video, takime me artistë e kuratorë, rezidenca për artistë ndërkombëtare, produksione dhe shpërndarje të filmave.


Të ftuarit e veçantë për prezantimin e “Ekrani i artit” janë Silvia Lucchesi, drejtoreshë e Schermo dell’Arte dhe Leonardo Bigazzi, kurator i VISIO European Programme on Artists’ Moving Images, një projekt paralel që zhvillohet në Firence në kuadër të “Lo Schermo dell’Arte”.Ditët e festivalit, krahas projeksioneve të filmave, do të shoqërohen me takime dhe diskutime mbi filmat e prezantuar pranë Qendrës Rinore “Arka”.


Filmat e përzgjedhur janë : “1395 Days ëithout Red”- Anri Sala, Shqipëri, 2011,50’, “Damien Hirst: Thoughts, Work, Life”- Chris King, Britani e Madhe, 2012, 37′,”Meeting ëith Olafur Eliason”- Marco Del Fiol, Brazil, 2011, 27′ “Meret Oppenheim ou le Surréalisme au féminin” Daniela Schmidt-Langels, Gjermani, 2013, 56′,”Turning the Art world Inside Out” – Jack Cocker, Britani e Madhe, 2013,70′, “William Kentridge: Anything is Possible”- Susan Sollins, Charles Atlas, SHBA, 2010, 54′.


“Turning the Art ëorld Inside Out”  me autor Jack Cocker, Britani e Madhe është prezantuar më parë në  “Lo Schermo dell’arte” Film Festival në vitin 2014. Nisur nga Bienalja e Venecias e kuruar në vitin 2013 nga Massimiliano Gioni, dokumentari rindëron historinë dhe fatin e të ashtuquajturit “outsider art”: që nga formimi i Collection de l’Art Brut di Jean Dubuffet në Losanna e deri tek lindja, në kohërat tona, e realiteteve të tilla si Museum of Everything (Muzeu i Çdo gjëje).


Në përpjekjen për të përcaktuar shumëllojshmërinë e eksperiencave që lindin nën një etiketë të vetme, Jack Cocker, drejtori kreativ i BBC ka shëtitur të gjitha qendra e produksionit, galeritë dhe studiot private duke takuar protagonistët e një universi kreativ e paralel që duket gjithnjë e më i integruar në sistemin zyrtar të artit.  Jack COCKER është drejtor kreativ i BBC.


Një prodhim i rëndësishëm që do të mbyllë dhe siparin e këtij festivali është “1295 ditë pa të kuqen” me autor Anri Salën. I prezantuar në “Lo Schermo dell’arte” Film Festival në vitin 2011, filmi i Anri Salës është fryt i një bashkëpunimi me Šelja Kameric. Përmes muzikës të Patetica-s të Tchaikovsky-t, e luajtur nga orkestra filarmonike e Sarajevës nën udhëheqjen e Benjamin Meyers dhe interpretimit të aktores spanjolle Maribel Verdu, “1395 Days ëithout Red” (1395 ditë pa të kuqen) na sjell një atmosferë të tensionuar të njërës prej 1395 ditëve të rrethimit të Sarajevës nga 1992-1996.


Gjatë këtyre ditëve jeta e qytetit nuk ka ndaluar asnjëherë ndonëse edhe një veprim i thjeshtë, si të dalurit nga shtëpia apo kalimi në rrugë, nënkuptonte rreziqe ekstreme për banorët e tij. Ndër figurantët e ndryshëm në film, përfshirë këtu edhe protagonisten në rrugëtimin e saj të heshtur e pa ngjyrë në rrugën e njohur si Sniper Alley, është edhe Meliha Vareshanovic e cila me të ecurin e saj të guximshëm dhe elegant, të kapur befasisht në një fotografi, mëshiron kurajon dhe thirrjen për liri të një populli të tërë.  William Kentridge me ” Anything is Possible” – Susan Sollins, Charles Atlas, SHBA, do të shfaqet më 8 korrik 2017, ora 20:00, Kinema Millennium Shkodër.I prezantuar në “Lo Schermo dell’arte” Film Festival në vitin 2011. Artist poliedrik që lëviz mes prodhimit artistik, teatral dhe muzikor, William Kentridge ka zhvilluar të gjithë kërkimin e tij artistik rreth vizatimit.


I vlerësuar në 2010 me çmimin prestigjioz Kyoto Prize i dhënë nga Inamori Foundation, në filmat e tij të animacionit bardh e zi, Kentridge tregon mbi apartheidin në Afrikën e Jugut, duke reflektuar këtë në një punë mbi 30 vjeçare të lidhur me tematika historike, politike e sociale. I intervistuar në studion e Johannesburg-ut, artisti tregon mbi rrugëtimin dhe poetikën e tij duke na u shfaqur si performues, regjisor e skenograf gjatë realizimit të projekteve të ndryshme: që nga video e Breathe (2008) tek performanca e I Am Not Me, The Horse Is Not Mine (2008), realizuar nga vetë Kentridge e deri tek vepra teatrale The Nose (2010) e Dmitri Shostakovich, frymëzuar nga libri me të njëjtin emër i Gogolit. Dokumentari ka fituar çmimin Peabody Aëard.  Susan SOLLINS është drejtoreshë ekzekutive dhe themeluese e Art21.


Ajo ka qenë kuratore për edukimin pranë Smithsonian American Art Museum si dhe kuratore e Discovery Gallery, një hapësirë për artit bashkëkohor. Nën drejtmin e saj, 5 seritë e Art21- Art in Tëenty-First Century kanë fituar shumë çmime ndër të cilët edhe George Foster Peabody Award. Solins është bashkëthemeluese e Executive Director Emerita of Independent Curators International (ICI), një OJF që prodhon ekspozita të artit bashkëkohor. Në 2008 i është dhënë çmimi Skowhegan Governors Aëard for Services to Artists. “Meret Oppenheim ou le Surréalisme au féminin”- Daniela Schmidt-Langels, Gjermani, i prezantuar në “Lo Schermo dell’arte” Film Festival në vitin 2014.


Meret Oppenheim (1913-1985) është një ndër artistet më të jashtëzakonshme të shekullit XX. Puna e saj bazohet në çmontimin e të zakonshmes dhe paraqitjen e papritur të reales, e gjitha e ekuilibruar nga një sens humori. Nga kjo rrjedhin subjekte njëkohësisht të mirësistemuar e perversë, i pari ndër të cilët Colazione con pelliccia, një portret brilant që na paraqet një artiste poliedrike, piktore e skulptore që shkroi poezi dhe realizoi kostume duke vënë në dukje lidhjet e saj me artistë të famshëm si Man Ray i cili i kërkon të pozojë për të, Daniel Spoerri për të cilin vizaton maska e kostume, Alberto Giacometti të cilin e kundron me vëmendje.


Dokumentari na tregon përmes intervistave të miqve sfidën e madhe të të qenurit një grua artiste si Meret Oppenheim e cila pohon se “lirinë nuk ta jep askush, por duhet ta marrësh vetë”. Daniela SCHIMDT-LANGELS (1962) ka studiuar muzikë, spanjisht dhe histori në Këln e Berlin, qytet ku sot jeton. Që nga 1991 është regjisore e dokumentarëve dhe gazetare e ARTE, ZDF, ËDR, 3sat dhe KiKa. Në 1997 punon për Margarethe von Trotta për “Winterkind” dhe në 2003 për “Rosenstraße”. Bashkëpunon edhe me radio ËDR dhe DLR-Berlin.


27 qershor (gazeta-Shqip.com)