Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Zgjedhjet e drejtorit të RTSH, PD del kundër: I paligjshëm, Edi Rama hodhi në erë parimin e balancimit

Zgjedhjet e drejtorit të RTSH, PD del kundër: I paligjshëm, Edi

Tiranë-Partia Demokratike del kundër zgjedhjes së Enkelejdi Jotit si drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar. Në një reagim zyrtar, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, njëherësh dhe kryetari i komisionit të Medias, e cilësoi këtë votim si antiligjor. 

Për Gjekmarkaj, opozita e vërtetë nuk është e përfaqësuar në Këshillin Drejtues të RTSh dhe për këtë votimi është paligjshëm.

"Përsa kohë opozita është e papërfaqësuar në këtë Këshill dhe disa anëtarë të saj janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e PD, ne i konsiderojmë nul të gjitha vendimet e tij. Ligji parashikon që Këshilli Drejtues të jetë i balancuar politikisht në mënyrë që të garantohet jo vetëm përfaqësimi, por edhe pavarësia, integriteti dhe autoriteti i këtij enti publik. Me emërimin e sotëm, Edi Rama e hodhi në erë këtë parim, duke u provuar edhe një herë si armik i ligjit dhe i pavarësisë së medias", shprehet Gjekmarkaj.

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik zgjodhi të hënën e 15 nëntorit, drejtorin e ri të përgjithshëm të RTSH-së. Me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit  Drejtues me tre të pestat e votave u zgjodh Enkelejdi Joti. 

Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti,Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe  Laureta Roshi. 

DEKLARATE E KRYETARIT TE KOMISIONIT TE MEDIAS, AGRON GJEKMARKAJ, NE EMER TE PARTISE DEMOKRATIKE

Partia Demokratike e konsideron të paligjshëm votimin për drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Këshilli Drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime që përcaktojnë kush do të drejtojë median, për te cilën shqiptarët, me apo pa parti, paguajnë taksë. Përsa kohë opozita është e papërfaqësuar në këtë Këshill dhe disa anëtarë të saj janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e PD, ne i konsiderojmë nul të gjitha vendimet e tij.

Ligji parashikon që Këshilli Drejtues të jetë i balancuar politikisht në mënyrë që të garantohet jo vetëm përfaqësimi, por edhe pavarësia, integriteti dhe autoriteti i këtij enti publik. Me emërimin e sotëm, Edi Rama e hodhi në erë këtë parim, duke u provuar edhe një herë si armik i ligjit dhe i pavarësisë së medias.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore