Arben AhmetajMinistri i Financave Arben Ahmetaj, ka thënë një qeverie e mundshme teknike në këtë kohë, nuk është e nevojshme dhe aspak e domosdoshme. Ahmetaj, ka dalë kshtu kundër propozimit të kreut të LSI-së Ilir Meta, i cili deklaroi një ditë më parë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse reforma në drejtësi nuk miratohet në Kuvend.


“Qeveri teknike në kohë normale nuk është se kanë pasur ndonjë sukses. Forcat politike në Parlament është e maturuar, reforma në drejtësi nuk ka arsye që të ndikojë në qeveri, – tha ministri i Financave. – Qeveria vijon punën e saj, ndërsa reforma i takon qytetarëve për një sistem drejtësie shumë më të mirë nga ai që kemi. Mazhoranca i ka votat për ta votuar. Unë jam shumë optimist, që nëse gjërat do jenë si sot, pa aksidente politike, ekonomia shqiptare do të kapërcejë mbi nomën 3.4% në vitin 2016”, – u shpreh ai.


18 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)