Nafta


Një kompani e re do të marrë licencën e transmetimit të gazit të TAP


13 blloqet – Ahmetaj: “Kemi bërë gjënë e duhur që i morëm këto blloqe nga administrimi i Albpetrol për t’ia kaluar AKBN”.


Strategjia – “Ne duhet t’ua ofrojmë zonat kompanive strategjike, që ndajnë të njëjtat qëllime ekonomiko-politike me Shqipërinë”.


AlbpetrolAlbpetrol do të ndahet në dy pjesë para privatizimit. Sipas burimeve nga kompania dhe nga AKBN, ky projekt është në diskutim dhe pritet të vendoset shumë shpejt. Njëra pjesë, kompania e re që do të krijohet, do të ketë vetëm të drejtat mbi gazin dhe transmetimin e tij, ndërsa Albpetroli do të mbajë nën kontroll vetëm të drejtat që ka në marrëveshjet hidrokarbure edhe pas privatizimit. Kështu, qeveria do t’i heqë Albpetrolit para privatizimit licencën për transmetimin e gazit të TAP dhe do t’ia japë kompanisë së re që do të krijohet. Në vitin 2012, pasa se të hidhej në shitje Albpetrol, qeveria “Berisha” i dha kompanisë të drejtat për kërkimin dhe shfrytëzimin e 13 zonave të lira naftëmbajtëse për të rritur vlerën në prag të shitjes. Me një projektligj që po diskutohet në Kuvend, këto të zona i kalojnë në administrim ministrisë. Ndërkohë, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke folur dje në samitin “Albania Oil, Gas & Energy 2015”, shpjegoi përse iu morën Albpetrolit këto blloqe. “Kemi bërë gjënë e duhur që i morëm këto blloqe nga administrimi i Albpetrol për t’ia kaluar Ministrisë së Energjisë përmes AKBN”, deklaroi Ahmetaj. Ministri renditi edhe disa kritere të dhënies së këtyre koncesioneve në naftë. “Së pari ne duhet t’i ofrojmë këto blloqe në treg. Së dyti, ne duhet t’i ofrojmë ato shpejt. Së treti, ne duhet t’i ofrojmë ato në një mënyrë shumë transparente, bazuar në praktikat më të mira. Së katërti, ne duhet t’ua ofrojmë ato kompanive strategjike, kompani që jo vetëm ndajnë të njëjtën kauzë ekonomike me ne, por që gjithashtu ndajnë të njëjtat qëllime ekonomiko-politike me Shqipërinë dhe rajonin”, deklaroi Ahmetaj. “Përmes teknologjive të reja që përdorni, potenciali i vërtetë i naftës dhe gazit në këtë vend bëhet shumë i lartë. Dhe unë besoj që, në harkun e dy viteve, ne do të ofrojmë për eksplorim përmes konkurrimit apo negociatave direkte tejet transparente, pjesën më të madhe të blloqeve kompanive shumë serioze, të cilat, në një afat prej 5 vitesh, do të na sillnin zbulime me rëndësi, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë, Europën”, tha Ahmetaj. “Jemi duke ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe lehtësime në procedura që kanë impakt të drejtpërdrejtë në sektorin ku ju operoni”, informoi Ahmetaj. “Një nga këto është projektligji për investimet strategjike, që fokusohet më së shumti në sigurinë e kontratave, duke i miratuar ato me ligj në Parlament. Është një garanci për investitorin, sepse natyrshëm flasim për investime mbi 50 milionë euro, që do të sjellin një zhvillim në sektorët strategjikë dhe do të garantojnë punësim”, deklaroi Ahmetaj.


 


SHKRIME TË TJERA ME INTERES

[related_posts limit=”5″]