cez-shperndarje-Enti Rregullator i Energjisë ka emëruar Arben Seferin në postin e Administratorit të Përgjithshëm të CEZ Shpërndarje.


Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari i ri i ERE Petrit Ahmeti, bordi i komisionerëve përzgjodhi në këtë post Arben Seferin, pasi një ditë më parë dëgjoi tre kandidaturat që plotësonin kushtet për Administratorin e Përgjithshëm të CEZ.


Në platormën e prezantuar para bordit, zoti Seferi tha se në fokus të punës së tij do të jetë përmirësmi i treguesve të arkëtimit dhe ulja e humbjeve në rrjetin elektrik. Ai theksoi nevojën e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave për shlyerjen e borxheve të institucioneve buxhetore dhe me institucionet buxhetore për debitimin e llogarisë së punonjësve të tyre nëse kanë detyrime të pashlyera.


Për të ulur humbjet në rrjet, administratori i ri i CEZ tha se nevojitet investim në mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues dhe investime të reja përmirësimin e furnizimit me energji të konsumatorëve. Emërimi i Arben Seferit vje pas dorëheqjes së Sahit Dollapit, i cili administroi sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike për nëntë muaj pas largimit të cekëve.