Banka Botërore ka reaguar në lidhje me mundësinë e tërheqjes së CEZ shpërndarja nga vendin ynë, duke shprehur shqetësimin për dështimin e privatizimit të sistemit të energjisë në vendin tonë. Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Europën Juglindore, në një deklaratë për mediat u shpreh se, Banka Botërore nuk do të lejojë ekzekutimin e garancisë 60 milionë euro për kompaninë “CEZ Shpërndarje” dhe se ndihet e zhgënjyer nga procesi i privatizimit të operatorit të shpërndarjes në Shqipëri.
Armitage theksoi se procesi i privatizimit nuk arriti të ulte humbjet në rrjet, që ishte objektivi kryesor i këtij privatizimi. Kjo ka ardhur si rezultat edhe i mungesë së dialogut mes midis Kompanisë CEZ dhe Qeverisë për gjetjen e një zgjidhje, u shpreh Armitage, por edhe për shkak të mungesës së përgjegjësisë së qytetarëve dhe institucioneve të ndryshmem,që nuk kanë paguar detyrimet duke sjellë humbje të konsiderueshme. Sipas drejtoreshës së Bankës Botërore për Europën Juglindore, kjo bankë ka ofruar vazhdimisht mbështetje për këtë sektor, i cili sipas saj nuk po shkon fare pozitivisht dhe për këtë është ofruar edhe një kredi prej 100 milionë dollarësh nga BB për të siguruar importin e energjinë
Sa i përket rritjes ekonomike në vendin tonë për këtë vit, Armitage përsëriti dhe njëherë se nuk do të jetë më shumë se 1 % ndërkohë që kërkoi që të bëhet shumë kujdes me nivelin e borxhit publik.
1 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)