Duke ditur tanimë që Ujësjellësi i Tiranës ka 60 milionë euro borxh, shifër kjo gati dyfish më e lartë sesa borxhi që kishte vetë bashkia, për shkak se pothuajse 70% e sasisë së ujit humbet në tubacionet që lidhin depozitat dhe furnizimin kryesor me ujë me Bashkinë e Tiranës, Veliaj paralajmëroi marrjen e disa masave të tjera në drejtim të kufizimit të humbjeve në rrjet dhe që kanë të bëjnë kryesisht me bashkitë e tjera që kanë aksione në UKT. “Ne do të kërkojmë që këto bashki të largohen nga UKT-ja, të krijojnë ujësjellës-kanalizimet e tyre. Nëse duan ta blejnë ujin me shumicë nga Tirana, duhet të paguajnë, e nëse duan ta falin ujin për qytetarët në bashkitë ku nuk paguhet uji, ky është vendimi i tyre. Ne nuk jemi këtu për të marrë vendime se ç’bëjnë ata me ujin e tyre”, përfundoi Veliaj.