Ardian Cela_1Administratori i OSHEE, Ardian Çela gjatë një deklarate me mediat tha se kompania e ka kaluar krizën ekonomike. Në arritjen e rezultateve pozitive ka ndikuar edhe aksioni i përbashkët me policinë, për të  prerë lidhjet e paligjshme, e cila ka ndikuar në uljen e konsumit të energjisë.


“Kompania tani ka më shumë mundësi për investime, kemi një reduktim të nivelit të borxhit, ulja e borxhit edhe në 3-mujorin e parë të 2016. Kompania tani ka më shumë mundësi për investime, kemi një reduktim të nivelit të borxhit, ulja e borxhit edhe në 3-mujorin e parë të 2016. Borxhi i kompanisë është ulur në 108 miliardë lekë. Puna e kësaj kompanie po përbaltet nga opozita. Po vëmë re përbaltjen e opozitës, ata që e zhytën OSHEE në krizën më të thellë. Unë mund të them se ne kemi arritur reduktimin e nivelit të humbjeve dhe kemi nisur investimet në rrjet që kapin shifrat 9.2 mld lekë”,tha Çela.


29 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)