CEZ remonteCEZ Shpërndarje ka njoftuar për ndërprerje të energjisë në disa zona të vendit gjatë ditës së sotme për shkak të remonteve që do të kryhen nga kompania.


Përmes një njoftimi, CEZ Shpërndarje bën të ditur se për shkak të një defekti do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.


Gjithashtu, ndërprerje të energjisë do të ketë në fshatrat Golem dhe Seferaj, në Bashkinë Rubik dhe në Rrëshen, në qytetin e Shkodrës, në fshatrat Dukat, Radhimë dhe Tragjas në Vlorë, në qytetin e Divjakës dhe në fshatin Uznovë të Beratit.


Në njoftimin e CEZ Shpërndarje thuhet se të gjitha remontet do të kryhen nga ora 09:00 deri në orën 15:00 të ditës së sotme.


15 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)