Kompania ankohet për humbje të mëdha dhe mosbashkëpunim nga qeveria


CEZ AS, gjigandi europian i energjisë me bazë në Cceki, deklaroi sot se po mendon të largohet nga Shqipëria pasi nuk qe në gjendje të zgjidhë mosmarrëveshjet me qeverinë në lidhje me tarifat dhe taksat e jashtëzakonshme të vendosura mbi të.


Anëtari i bordit Tomas Pleskac, deklaroi në një konferencë për shtyp se kompania e tij dukshëm nuk ka një partner për të negociuar në Shqipëri, citon agjencia e lajmebe Bloomberg.


CEZ, e cila disponon rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, ka humbur gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti 119 milionë dollarë nga operacionet në vendin tonë. Mosmarrëveshjet me Shqipërinë u ashpërsuan kur qeveria shqiptare i faturoi 23 milionë euro taksa shtesë kompanisë me argumentimin se ajo duhet të paguajë Tatim mbi Vlerën e Shtuar edhe për energjinë e shitur por që nuk është paguar.


“Punët në Shqipëri me të vërtetë nuk po shkojnë mirë,: tha Petr Bartek, një analist në Pragë. “Por nga pikëpamja ligjore, CEZ e ka të vështirë të dalë nga ky treg në mënyrë elegante,” shtoi ai.


CEZ mund të kërkojë garancinë prej 60 milionë euro nga Banka Botërore si dhe ka ndalur të gjitha investimet në Shqipëri. Këto para do të konvertohen në borxh që Shqipëria do të duhet t’ia paguajë Bankës Botërore.


“Problemi në Shqipëri është se sa herë që ne arrijmë një marrëveshje me një autoritet shtetëror, një autoritet tjetër shtetëror shpall pretendime të tjera,” tha Pleskac. “Nuk ka një njeri të posaccëm me të cilin ne mund të bisedojmë,” tha ai.