
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Arrëz.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se një fëmijë i mitur, 10 vjeç, dyshohet se është mbytur në rezervuarin pranë fshatit Iballë në Fushë-Arrëz.
Ai dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, e për pasojë është mbytur.
Policia është në vendin e ngjarjes.



