Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar një rregullore në të cilën përcaktohet, rruga që duhet të ndjekë klienti për ankimimin dhe shqyrtimin e faturave të energjisë elektrike, në rastet kur dyshon në saktësinë e të dhënave të aparatit matës të energjisë elektrike. Sipas kësaj rregullore, hapi i parë në rast dyshimi, është paraqitja e një kërkese në zyrat e Operatorit të Rrjetit për verifikim.
Rregullo vizionin perfekt brenda 1 jave në shtëpi
Operatori përgjegjës duhet të paraqitet për të bërë verifikimin jo më vonë se 5 ditë pune nga paraqitja e kërkesës. Paraprakisht klienti njoftohet me shkrim për orën dhe datën e kryerjes së këtij verifikimi.
“Nëse gjatë verifikimit të matësit elektrik, nga ana e Operatorit të Rrjetit konstatohen parregullsi apo ndërhyrje të paautorizuara në sistemin e matjes, që ndikojnë në regjistrimin e konsumit të energjisë elektrike dhe nuk përbëjnë vepër penale, merr masa të menjëhershme për riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve, në të cilat është ndërhyrë, përllogarit dëmin ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme, sipas metodologjisë së llogaritjes së dëmit të miratuar nga ERE dhe zbaton procedurat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi” thuhet në rregullore.
Në rastet kur verifikimi i i matësit është bërë me kërkesë të klientit dhe gjatë verifikimit të matësit nuk konstatohen pasaktësi, atëherë shpenzimet e verifikimit paguhen nga klienti që ka paraqitur kërkesën. Rregulloja është tashmë në fuqi dhe çdo rast dyshimi dhe kërkesë për verifikim duhet të zbatohet sipas kësaj proçedure.
26 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)