Valuta
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka regjistruar një forcim të shpejtë kundrejt lekut, duke kapërcyer kështu për herë të parë pas disa muajve, në kuotën e 140 lekëve.
1 euro u këmbye dje me 140 lekë, 0.09 lekë më shumë se fundjava e kaluar. Shkaku kryesor është përmirësimi i aksioneve europiane në bursa gjatë ditës së sotme, çka ka rritur optimizmin në këtë zonë.