Krahasuar me një vit më parë, Tirana shënon një rritje me 4.182 ndërmarrje, ndërsa Durrësi ka rënie me 1.026 ndërmarrje
Të rejat
Sipas regjistrit të ndërmarrjeve, 12.131 është numri i subjekteve të reja në vitin 2013 krahasuar me 12.828 në 2012-n.
Tregtia
Në grupin e tregtisë mbizotërues me 72,5% është “Tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave”.
Moda e administratoreve, drejtojnë 27.8% të ndërmarrjeve. Publikohet regjistri i subjekteve, tregtia në krye
Zamir Alushi
Bie numri i kompanive, por vjen moda e administratoreve femra. Regjistri i ndërmarrjeve ekonomike, i publikuar këto ditë nga INSTAT, evidenton faktin se gjatë vitit 2013 ishin 111.083 subjekte krahasuar me 106.387 ndërmarrje aktive gjatë 2012-s. Nga ballafaqimi i tabelave, duket se janë përhapur më tepër njësitë lokale që arritën shifrën 123,332 njësi aktive. Krahasuar me vitin 2012 numërohen 4.700 njësi lokale më shumë.
Femrat, pronare ose administratore
27,8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej menaxhohen nga femrat, por ky numër është më i madh në sektorin e tregtisë, ku 33.4% e aktivitetit ekonomik tregtar menaxhohet nga femrat. Ky numër është më i ulët në ndërmarrjet e mëdha. Vetëm 14,4% e ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar menaxhohen nga femrat. Numri më i lartë i femrave drejtuese është në kryeqytet, ku 30,4% e ndërmarrjeve në Qarkun e Tiranës menaxhohen nga femrat, ndërsa përqindja më e ulët është në Qarkun e Kukësit me 15,1%. Trendi i femrave menaxhere është në rritje, po të kemi parasysh se 29,3% e ndërmarrjeve të krijuara rishtazi, gjatë vitit 2013 menaxhohen nga femrat. Pra, një numër më i lartë se mesatarja totale e femrave menaxhere.
Sektorët
Nëse do t’i referohemi ndarjes sipas sektorëve, ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregti, akomodim dhe shërbim social mbizotërojnë me 56,4%. Kështu, aktiviteti tregtar vazhdon të jetë më i preferuari në vendimmarrje për një aktivitet të ri dhe përfaqëson 36.9% të ndërmarrjeve të reja. Në total, në grupin e prodhuesve të shërbimeve mbizotëruese janë ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregti, 47,6%. Ndërsa, në grupin e prodhuesve të të mirave mbizotëruese janë ndërmarrjet me aktivitet ekonomik industri, 61,4%. Lidhur me vendet e punës që gjenerojnë këto aktivitete, INSTAT del në konkluzionin se industria dhe shërbime të tjera si: arsim, shëndetësi e ndërmjetësime financiare, përfaqësojnë 76,5% të
ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar. Sipas të dhënave të këtij regjistri, rreth 90% të ndërmarrjeve janë me 1-4 të punësuar, që tregon se janë biznese të vogla. Pjesa më e madhe e tyre, 69%, janë me vetëm një të vetëpunësuar. Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,3% të ndërmarrjeve gjithsej, por kontributi i tyre në punësim është shumë i ndjeshëm, 26,7%.
Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta
Sipas regjistrit të ndërmarrjeve, 4.654 ndërmarrje kanë pronarë apo bashkëpronarë të huaj. 5,75% e tyre janë ndërmarrje me 50 e më shumë të punësuar dhe punësojnë 75,7% të të punësuarve të ndërmarrjeve me pronësi të huaj e të përbashkët. Ndërmarrjet e mëdha të këtij grupi ushtojnë aktivitet ekonomik kryesisht në: prodhim veshjesh e këpucësh, aktivitetet bankare, prodhim dhe shpërndarje e energjisë elektrike. 80% e ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta janë përqendruar në Qarqet Tiranë dhe Durrës.
Shpërndarja
Rreth 52% e ndërmarrjeve aktive janë përqendruar në Qarqet Tiranë e Durrës. Mbizotërimi i prodhuesve të shërbimeve është dukuri në të gjitha qarqet dhe luhatet nga 80,0% në Qarkun e Vlorës deri në 87,5% në Qarkun e Tiranës. Në vitin 2013, shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve është 10,9% nga 12,2% në vitin 2012. Gjatë këtij viti janë krijuar 12.131 ndërmarrje të reja. Qarku i Tiranës ka shkallën më të lartë të lindshmërisë me 12,9%, ndërsa Qarku i Beratit më të ulët me 7,7%. Nga 111.083 ndërmarrje aktive në vitin 2013, 108.767 ndërmarrje ushtrojnë aktivitetin ekonomik në 1 vendndodhje, e cila konsiderohet njësi lokale. 2.316 ndërmarrje ushtrojnë aktivitetin e tyre në më shumë se një vendndodhje. Ato përfaqësojnë vetëm 2% të ndërmarrjeve aktive gjithsej dhe numri i të punësuarve në to është 33% e numrit të të punësuarve gjithsej. 78,7% e njësive lokale janë përqendruar në zonat urbane, nga të cilat 56% ushtrojnë aktivitetin ekonomik në Qarqet Tiranë dhe Durrës.
Gjetjet
U shtuan ndërmarrjet e shërbimeve
84,8% e ndërmarrjeve aktive janë prodhues të shërbimeve. Gjatë vitit 2013, në këtë grup operojnë 3.817 ndërmarrje më shumë se viti 2012
797 ndërmarrje janë klasifikuar si tatimpagues të mëdhenj, ndërsa shumica dërmuese janë biznes i vogël
54,1% e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta janë me origjinë nga Italia e Greqia
Rritet numri i drejtueseve femra në biznes. 27,8% e ndërmarrjeve aktive menaxhohen nga femrat.
