Projekti 


Zetor5245Dje nisi procesi i aplikimit të skemave të reja të financimit nga ana e qeverisë, për projekte në fshat. Kryeministri Rama, i cili ishte në Divjakë, u bëri ftesë që fermerët të aplikojnë, të paraqesin idenë dhe të përfitojnë nga kjo mbështetje. “Në bazë të kontratave që mbyllen, ju garantoni prodhimin dhe kur vjen në pikat e autorizuara të grumbullimit, merrni plus edhe 10%-15% mbrapsht të faturës së shitjes”, ka sqaruar ministri Panariti. Fondi i skemës së grantit IPARD është mbi 8 milionë euro dhe i dedikohet zhvillimit të sektori agro-ushqimor.


Nga drejtuesit e Bujqësisë, Kryeministri u informua se në thirrjen e parë për aplikime janë kontraktuar 19 aplikantë, nga të cilët 16 për investime në fermë dhe tre për agro-përpunim.