Projektligji


Kuvendi i ShqiperiseKuvendi miratoi në seancë plenare ndryshimet në ligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” që rrit më tej sigurinë e fondeve të investimeve. Ndryshimet në ligj u bënë duke konsideruar karakteristikat e tregut të letrave me vlerë në Shqipëri, nevojat dhe objektivat e investitorëve aktualë e atyre potencialë të fondeve të investimeve. Deputeti Ervin Bushati theksoi se qëllimi i nismës është forcimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i tregut të sipërmarrjeve të investimeve kolektive në vend, ku janë përfshirë më shumë se 30 mijë qytetarë e vlera arrin në thuajse 500 milionë euro.