Takimi


Gjiknuri_1Brenda disa muajve pritet të nisë puna në terren për ndërtimin e rrugëve të aksesit të gazsjellësit TAP. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, u takua dje me Kjetil Tungland, Drejtori në largim i TAP AG dhe Ian Bradshaë, Drejtori i ri Menaxhues i TAP AG. Ministri Gjiknuri ka shprehur gatishmërinë e palës shqiptare për të mbështetur realizimin e këtij projekti duke synuar njëkohësisht maksimalizimin e përftimeve ekonomike të vendit tonë nga kalimi i këtij gazsjellësi. Ministri Gjiknuri tha se tanimë është siguruar fondi dhe po punohet për masterplanin e gazit në Shqipëri, ndërsa në bashkëpunim me qeverinë e Azerbaxhanit dhe kompaninë shtetërore të naftës SOCAR do të mundësohet hartimi i studimit të fizibilitetit.