Zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, deklaroi ditën e sotme se CEZ Shpërndarja nuk është duke zbatuar kontratën dhe se nuk do të lejohen ndërprerjet kolektive të energjisë elektrike për banorët në bazë të praktikës që është duke ndjekur CEZ.


“Çdo konsumator duhet të trajtohet në bazë të kontratës individuale që ka me kompaninë”, – tha Haxhinasto


Sipas tij, megjithëse marrëdhënia me kompaninë çeke është problematike, po merren të gjitha masat që qytetarëve t’u sigurohet një shpërndarje shpërndarje cilësore dhe e sigurt e energjisë.


Ministri siguroi se Enti Rregullator i Energjisë po monitoron shpenzimet që ka bërë CEZ Shpërndarje, veçanërisht ato operative për të gjetur arsyet e ngërçit financiar që ka përfshirë kompaninë çeke, e cila nuk importoi dot energjinë e duhur për të furnizuar konsumatorët.


9 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)