Me përhapjen e koronavirusit, raportet dhe lajmet e rreme gjithashtu rriten.
Rasti më i fundit lidhet me ilaçin Ibuprofen, ku raportohet se nuk ndikon pozitivisht në lidhje me koronavirusin. Në një raport të fundit thuhej se: “Hulumtimet e pretenduara rezultojnë nga Spitali Universitar në Vjenë, sipas të cilit Ibuprofen rrit ndjeshmërinë ndaj një infeksioni siç është Koronavirus”.
Por, spitali Universitar thekson se kjo është e pavërtetë dhe e përgenjeshtron një lajm të tillë. Madje, edhe Ministria Federale e Shëndetësisë po lufton gjithashtu lajme të rreme që dezinformojnë njerëzit, shkaktojnë panik dhe frikë.
Edhe autoritetet franceze paralajmëruan dje që ilaçet anti-inflamatore të përdorura gjerësisht si Ibuprofen, jo vetëm që nuk lehtësojnë simptomat e koronavirusit, por përkundrazi mund të bëjnë efektin e kundërt duke e përkeqësuar gjendjen. Siç duket, kemi të bëjmë me raportime kontradiktore dhe përhapje të një fakenews.
https://www.mdr.de/nachrichten/panorama/fakenews-ibuprofen-coronavirus-100.html
