Kryeministri Edi Rama, në një takim me mjekë dhe infermierë, ka diskutuar mbi aksionin e fundit të nisur nga qeveria në luftën kundër informalitetit, ku përveç sektorëve të tjerë, është e përfshirë edhe shëndetësia.
Rama tha se duhet të formalizohet sistemi shëndetësor, duke paralajmëruar se “ky operacion, ka si të domosdoshëm durimin me të gjithë aktorët në treg, përpara se të gjenden përballë ligjit. Më mirë të paguash atë që të takon, se sa të paguash shumë më tepër, për shkak të kapjes nga ligji”, – theksoi ai.
Kreu i qeverisë bëri dhe një bilanc të 6 ditëve të para të nisjes së aksionit kundër informalitetit dhe marrjes së kuponave dhe faturave.
“Në 6 ditët e para të operacionit, kemi marrë të dhëna drithëruese për nivelin e vërtetë të informalitetit, por edhe shumë inkurajuese, sepse potenciali është i jashtëzakonshëm që të gjithë të marrin atë që ju takon dhe secili të fitojë sipas asaj që bën, por të gjithë të marrin mbrapsht atë që ju takon nga shteti, – theksoi Rama. – Në 6 ditë, krahasuar me vitin e shkuar, kuponat kanë shkuar, nga 3.9 milionë, në 6.2 milionë dhe vlera e tatueshme, ka shkuar nga 68 milionë dollarë, në 82 milionë dollarë”.
Sipas tij, “lufta kundër informalitetit në shëndetësi nuk është një luks, por një domosdoshmëri, për të bërë të mundur që falë kontributeve që gjithsecili i detyrohet shtetit të kontribuojë dhe shteti t’ia kthejë m shërbime qytetarit në nivelin shëndetësor. Ky operacion nuk është një luftë ndaj biznesit, as një shtypje ndaj biznesit të vogël”, – shtoi ai.
9 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)