Kuvendi i ShqiperiseTransmetimi


ERE i kërkon Kuvendit ngritjen e një enti për rregullimin e shpërndarjes dhe transmetimit të gazit natyror në Shqipëri (OST-G). Në kuadër të aplikimit të paketës së tretë rregullatore të energjisë, ndër problemet shumë emergjente të renditura nga ERE, është krijimi i OST-G. Ajo duhet të certifikohet nga ERE, në përputhje me ligjin kombëtar të gazit natyror, sepse ajo do të jetë Operatori i Sistemit të Transmetimit të Gazit në vendin tonë. Në fund të muajit tetor 2015, ka hyrë në fuqi ligji i ri i “Për sektorin e gazit natyror”, i cili përcakton se: “Licenca për transmetimin e gazit natyror, e dhënë para miratimit të këtij ligji, që lejon shoqërinë e gazit natyror (në këtë rast Albpetrol) të kryejë dhe të përmbushë detyrat që lidhen me transmetimin e gazit natyror, konsiderohet si licencë e përkohshme, që autorizon ushtrimin e veprimtarisë se transmetimit, por në çdo rast nuk mund të zgjasë më vonë se data 1 qershor 2016”. Sipas ERE-s, Shqipëria detyrohet ta ndërtojë këtë institucion edhe për shkak të detyrimit nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.