Energjia 


Pas më shumë se tre muaj diskutimesh, më në fund, qeveria miratoi dje autorizimin ndaj KESH-it për të kryer importe të energjisë elektrike. Situata në liqenin e Fierzës paraqitet dramatike, me nivel poshtë 260 metrave mbi nivelin e detit dhe për këtë shkak, ministri i Financave ka pranuar të lëshojë garancinë prej afro 40 milionë dollarësh që KESH të nisë importet, për të ruajtur rezervën hidrike në liqene.


Sipas vendimit, kostot financiare të importit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes do t’i faturohen shoqërisë “CEZ Shpërndarje”. Kjo e fundit ka qenë në vështirësi financiare për shkak të disa vendimeve, por nga ana tjetër nuk ka kryer importe në sasitë e duhura, sipas kontratës me KESH-in, bazuar mbi nivelin e humbjeve.