Lefter-KokaMinistri i Mjedisit, Lefter Koka është shprehur kundër përfshirje së gazit të lëngshëm që përdoret për automjetet, në skemën e akcizës. Sipas Kokës, në vendin tonë vetëm 3 për qind e automjeteve sot përdorin gazin e lëngshëm dhe kjo nuk mund të prishë ekuilibrat


“Do kërkoja që të paktën ky zë në paketën fiskale të rishikohet. Nuk po them të subvencionohet, por s’mund t’i vihet akcizë pasi janë rreth 3 për qind e automjeteve që sot përdorin gazin e lëngshëm dhe nuk besoj se prishen ekuilibrat”, deklaroi Koka.


Sipas ministrit të Mjedisit, ky taksim shkon në kundërshtim me politikat dhe angazhimet për uljen e ndotjes nga djegia e karburanteve.


“Po ta shohësh si shifër, nëse kemi thënë se do investohen deri në vitin 2030 miliona euro dhe në këtë zë është rreth 100 milionë euro, presupozohet investim nga privatët. Çka do të thotë që çdo qytetar që disponon një automjet monton një impiant gazi që e blen me kosto të ulët dhe në këtë rast ne duhet t’i stimulojmë dhe jo t’i vendosim akcizë”, nënvizoi Koka.


Deklaratat e Kokës u bënë gjatë prezantimit të buxhetit të Ministrisë së Mjedisit për vitin e ardhshëm, në Komisioni e Veprimtarisë Prodhuese.


14 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)