Komisioni i Ekonomisë diskutoi sot rishikimin e buxhetit për vitin 2016. Ministri i Financave Arben Ahmetaj nënvizon se me rishikimin e buxhetit nuk do të ketë rritje të borxhit publik.
“Me rishikimin e buxhetit synojmë më shumë investime publike dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, nuk do të ketë rritje të borxhit publik”, deklaroi Ahmetaj.
Gjithashtu ai është shprehur se qeveria do të marrë 34 milionë euro shtesë për borxhe për të zgjidhur problemet në akset më të vështira.
Sipas Ahmetaj, 3 janë segmentet që kërkojnë zgjidhje më emergjente, rruga Tiranë-Elbasan, bypassi i Fierit dhe ai i Vlorës.
6 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)