- Për çdo blerje duhet të tërhiqni kuponin tatimor;
- Kuponi tatimor është dokumenti nëpërmjet të cilit realizohet transparenca e duhur në marrëdhëniet e çdo biznesi me klientët e tij;
- Në bizneset të cilat kryejnë furnizime të shërbimeve të natyrës bar-kafe, restorant, mensa, ku konsumohen pije dhe ushqime, lëshimi i kuponit tatimor duhet të bëhet në të njëjtin moment me furnizimin e porosisë së klientit.
- Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit rezulton se nuk disponon kupon tatimor për mallrat ose shërbimet e blera, në një distancë jo më shumë se 30 metra nga vendi i daljes së njësisë së shitjes së mallit ose shërbimit, dënohet me një gjobë prej 1000 lekësh.
- Konstatimi, shqyrtimi dhe dënimi i shkeljes bëhet nga organi i administratës tatimore të juridiksionit, ku kryhen shkeljet.
DËNIMET PËR MOSLËSHIM TË KUPONIT TATIMOR
- herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të kasës, me gjobë në masën 50 000 lekë;
- nëse pas verifikimit të parë, konstatohet se biznesi vazhdon të mos e instalojë kasën, dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit;
- çdo konstatim i mëpasshëm i mosinstalimit të kasës, si shkelje e përsëritur, konsiderohet evazion tatimor, dhe administrata tatimore bën kallëzim penal për biznesin.
Pajisja fiskale
Dënimet për mosinstalimin e kasës
- Për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 200 000 (dyqind mijë) lekë për bizneset e mëdha dhe gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për bizneset e tjera;
- Për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, dënohet me gjobë në masën 300 mijë lekë për bizneset e mëdha dhe gjobë, në masën 100 mijë lekë për bizneset e tjera;
- Për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas aplikimit të dy dënimeve administrative, bëhet kallëzim penal për biznesin.
- Nëse lëshon kupon tatimor, ku ka shënuar një vlerë të ndryshme nga vlera e çmimit të afishuar, me gjobë në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;
- Nuk afishon në një vend të dukshëm një poster, që tregon detyrimin e blerësit të mallrave ose të përfituesit të shërbimit, për të kërkuar kupon tatimor, me gjobë në masën 20 mijë lekë;