Oferta – Kompania kroate “Dalekovod” ofroi një çmim për realizimin e investimit, rreth 8 milionë euro më shtrenjtë se konkurrentja boshnjake “Energo Invest”, e renditur e dyta, në tenderin e 2010-s


Vlerësimi – Problemi qëndron tek ana e vlerësimit. Palët në fillim kanë rënë dakord, që fituesin do ta shpallnin në bazë të ofertës në anën teknike, pra të ndërtimit të sigurt dhe jo në bazë të çmimit


Letrat – Prej më shumë se një viti, qeveria gjermane me anë të bankës KfW dhe qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Financave dhe OST, shkëmbejnë letra, duke mos rënë dakord mbi kushtet dhe parakushtet


Linjat – Sipas Entit Rregullator të Energjisë (ERE), ndërtimi i linjës 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë sjell katërfishim të shkëmbimeve mes dy vendeve dhe forcim të transmetimit të energjisë elektrike


Situata


“Pala shqiptare të firmosë paraprakisht, ose nuk financojmë”


Banka: Kushtet tona, me aprovim të qeverisë gjermane


Qeveria shqiptare nuk e pranon rezultatin e tenderit, pasi fituesi i shpallur nga banka ka ofruar çmim të lartë, në raport me atë të vendit të dytë, por megjithatë, i kërkon KfW-së ribërjen e tenderit. Banka pranon, por thotë se nisur nga rastet precedente, duhen firmosur më parë disa klauzola, që bëjnë respektimin e kushteve, në mënyrë që palët të mos kenë të tjera përplasje. Kushtet janë pranuar nga OST, por jo nga ministri i Financave.


“Nëse tenderi anulohet pa lejen tonë, atëherë KfW rezervon të drejtën për t’u tërhequr nga financimi”, thotë banka. Në letrën e datës 18 shtator, por edhe në letërkëmbimet e tjera, banka i kujton palës shqiptare se, “ky është edhe qëndrimi i qeverisë gjermane, Ministrisë së Ekonomisë për Zhvillim”. E thënë ndryshe, tashmë “beteja” nuk luhet më mes agjencive të zbatimit (KfW dhe OST), por mes dy qeverive.


Përplasjet lidhen me vlerësimet e tenderit, nëse duhet bazuar në anën teknike apo atë financiare. Sipas bankës, qeveria shqiptare ka rënë dakord më herët, para firmosjes së marrëveshjes se tenderi do të shpallte fitues atë kompani teknikisht të mirë dhe jo duke u bazuar te çmimi (pra, 70 për qind ana teknike dhe 30 për qind ana financiare). Pikërisht ky fakt e befason KfW-n, pasi pala shqiptare i ka pranuar kushtet, madje në shtator të 2011-s, OST firmosi vlerësimin teknik, por më pas solli anulimin. Ndërtimi i linjës me Kosovën sjell më shumë pavarësi për të dyja vendet, të cilat varen nga linjat e transmetimit dhe furnizuesit serbë. Sipas Entit Rregullator të Energjisë, ndërtimi i linjës 400 kv sjell katërfishim të shkëmbimeve mes dy vendeve dhe forcim të transmetimit.


A.K


 


 


Letërkëmbimi


 


Acarohen marrëdhëniet me gjermanët. Bode u thotë “jo” kushteve të bankës për ritenderimin