DervishajMinistri i Transportit Sokol Dervishaj, ishte sot në Lushnje për të inauguruar ujësjellësin e ri. Gjatë fjalës së tij, ai tha se ky projekt është i shtrirë në 8 qytete, ku do të përfitojnë 300 mijë banorë direkte dhe 200 mijë të tjerë në mënyrë indirekte.


“Ministria është e angazhuar për modernizuar sistemin e Ujësjellës Kanalizimeve. Jemi të përkushtuar për të vijuar me reformën e ujit. Vlerësojmë dhe kërkojmë më shumë bashkëpunim nga bashkitë për këtë reformë. Nuk do të rrisim kosto e ujit, pasi gjithçka varet nga mirëmenaxhimi”, tha Dervishaj.


27 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)