Turizmi 


Niko PeleshiNë ditën e dytë të Javës Italiane në Tiranë, ambasadori Massimo Gaiani ka organizuar një tryezë me investitorët italianë. Ambasadori veçoi sektorin e turizmit që, sipas tij, “është një makinë e zhvillimit”. Ndërsa ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermani, tha se Shqipëria ende njihet pak dhe duhet ende një promovim i madh i saj në Europë dhe jashtë saj. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, duke folur për turizmin, tha se me potencialin e komunitetit italian, Shqipëria mund të krijojë një paketë turistike të pakonkurrueshme në Mesdhe. Sipas tij, fundi i këtij viti do ta gjejë bregdetin shqiptar me disa shëtitore dhe investime të tjera, me disa fshatra të kthyer në identitet, që sipas zv/kryeministrit do të “shuajnë” urinë që ka turisti për të eksploruar vendet e reja.