KESH
Shtimi i prurjeve të lumit Drin, por edhe të përrenjve anësore në liqenin e Fierzës kanë rritur në nivele maksimale nivelin e ujit. Niveli ka kapur kuota rekord dhe ka arritur të përmbysë edhe tokat pranë banesave që ndodhen pranë bregut të liqenit. Të mbjellat janë shkatërruar, por banorët janë më shumë të shqetësuar për banesat e tyre që mund të përfshihen nga ujërat. Gjendja me problematike është në Breglum të Komunës Tërthore në Kukës. Zgjidhja që shpëton këto banesa nga përmbytja është hapja e portave të hidrocentralit të Fierzës dhe shkarkimit të ujit, por kjo do sillte një përmbytje masive në zonën e Nënshkodrës.