Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka kryer një valë të re sulmesh ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane, duke goditur rreth 90 objektiva strategjikë.
Sipas deklaratës së CENTCOM, operacionet e zhvilluara më 8 korrik kishin në shënjestër sistemet e mbrojtjes ajrore, asetet e mbikëqyrjes bregdetare, depot e raketave dhe dronëve, kapacitetet detare si dhe infrastrukturën logjistike ushtarake përgjatë bregdetit iranian.
“Forcat e CENTCOM përfunduan një raund shtesë sulmesh kundër Iranit për të zvogëluar më tej aftësinë e tij për të sulmuar anijet tregtare dhe personelin detar civil në Ngushticën e Hormuzit”, thuhet në deklaratën e publikuar në platformën X.
Sulmet e fundit vijnë vetëm 24 orë pas një serie tjetër operacionesh ushtarake amerikane, gjatë të cilave, sipas autoriteteve amerikane, u goditën edhe 80 objektiva të tjera ushtarake iraniane.
Nga ana tjetër, Teherani ka reaguar me sulme ndaj bazave amerikane në rajon dhe ka paralajmëruar se lundrimi në Ngushticën e Hormuzit do të lejohet vetëm në bazë të asaj që e cilëson si “marrëveshje iraniane”. Paralajmërimet kanë shtuar shqetësimet për sigurinë në rajon dhe kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Përshkallëzimi i konfliktit ka alarmuar vendet e Gjirit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet, për shkak të rrezikut të një konflikti më të gjerë që mund të ndikojë në stabilitetin rajonal dhe ekonominë globale.
According to a release from U.S. Central Command, in the most recent wave of U.S. strikes against Iran in response to the Iranian targeting of commercial shipping, 90 military targets, including military logistics infrastructure, missile and drone storage sites, air defense… pic.twitter.com/c1sRyvbN5H
— OSINTdefender (@sentdefender) July 9, 2026
