Indeksi


marketNë tremujorin e dytë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 3,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Ndërkaq, në grupin e tregtisë me pakicë pa përfshirë këtu hidrokarburet, ky indeks ka pësuar një rritje prej 6,2% kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Ndikimi më i madh në rritjen e xhiros në tregtinë me pakicë erdhi nga dyqanet e lagjeve. Nëngrupi “Artikuj të përzier kryesisht ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara”, ka ndikuar me +2,7 pikë përqindje, duke luajtur në këtë tremujor rolin më të madh në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë. Në vend të dytë renditet nëngrupi “Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike, parfume dhe të tjera të higjienës personale” me +1,7 pikë përqindje. Vlen të theksohet se nëngrupi “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare të specializuara” shënoi rënie -0,9 pikë përqindje. Këtu bëhet fjalë për supermarketet e mëdha dhe qendrat tregtare. Me rënie paraqitet nëngrupi “Pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, mobiliet dhe pajisje të tjera shtëpiake” -0,5 pikë përqindje dhe “Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara” -0,3 pikë përqindje.