Borxhet
Agjencia e vlerësimit të borxhit “Fitch” njoftoi se cilësia e borxhit sovran të Serbisë është në përkeqësim, duke e deklaruar atë BB minus me perspektivë negative. Serbia besohet se po rrëshqet në krizë ekonomike dhe politike, pasi borxhi publik pritet të arrijë në 55 për qind të PBB-së nga 45 për qind që është limiti ligjor zyrtar, ndërsa qeveria duket e vendosur të marrë tërësisht nën kontroll bankën qendrore. Inflacioni në Serbi është në rritje dhe vlera e monedhës së saj ka rënë në mënyrë të vazhdueshme si pasojë e prapambetjes institucionale. Politikanët e Serbisë i lejojnë vetes të rrisin pagat dhe pensionet me 10 apo 20 për qind në vit sa herë që kanë zgjedhje, gjë që sjell rritje të inflacionit në të njëjtën përmasë menjëherë pas zgjedhjeve.
Ndërkohë, fitorja në zgjedhjet e fundit e dy partive nacionaliste ka rritur frikën e investitorëve, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndërprerë programin e ndihmave për këtë vend.