
Në Shqipëri po ekziston prej vitesh një monopol i shitjes së shitjes së cigareve, duke u vepruar lirisht, pa u penguar nga autoritet shtetërore. Sipas burimeve nga Gazeta “Shqip” një kompani ka kontrollin absolut kontrollin e shitjes së paketa të importuara të markave të njohura Marlboro, Kent dhe Wiston, duke qarkulluar 250 milion deri në 300 milionë euro në vit. Autoriteti i Konkurrencës është në dijeni të kësaj situate monopoli, por nuk e kontrollon
Sipas analizës së Autoritetit të Konkurrencës, tregu i cigareve në Shqipëri dominohet nga cigare të importuara nga Italia dhe Greqia. Në tregun shqiptar ka një shumëllojshmëri të markave të cigareve të importuara. Në një vlerë të viteve më parë në tregun e importit të cigareve operojnë 11 operatore, dy prej të cilëve kanë pozita dominuese. Por pas 5 vitesh kjo situatë ka ndryshuar për me keq.
Autoriteti in Konkurrencës ka nisur disa herë hetime në lidhje me situatën monopol në tregun e shitblerjes me shumicë të cigareve të importuara, por nuk ka arritur të marrë një vendim për situatën e krijuar duke e mbyllur çështjet e ngritura, edhe pse kompanitë kanë pjesë tregu të konsiderueshme.
Gazeta “Shqip” në ditët në vijim do të publikojë se cila është kjo kompani që ka pushtuar tregun e shitjes së cigareve të paketuara.