Parashikimi
Rreth 400 milionë lekë do të jetë efekti pozitiv në të ardhurat si rrjedhojë e vendosjes së taksës për makinat luksoze. E vetmja cilësi që përdor qeveria për të dalluar këtë objekt që taksohet më tepër, është fuqia motorike. Kjo taksë, në vendet ku ekziston, përdoret edhe për diamantet, bizhuteritë, sendet e shtrenjta që disponojnë të pasurit, që duhet t’i deklarojnë tek autoritetet. Sipas relacionit që shoqëron paketën fiskale, “kjo masë taton individin e pasur që ka në pronësi një makinë me cilindrat mbi 3000 cm³”. Taksa e regjistrimit të makinave luksoze dhe taksa vjetore e makinave luksoze, do të jenë, respektivisht, 70 mijë lekë për regjistrimin dhe 21 mijë lekë.