Ditën e nesërme një sërë zonash të Tiranës do të duhet të presin ardhjen e energjisë elektrike e cila pritet të shkëputet nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 14 të drekës.
OSHEE ka njoftuar se shkak për ndërprerjen do të jetë ndërhyrja e OSHEE-së në nënstacionin Dinamo, ku do të ketë disa riparime.
Për shkak të remontit të planifikuar në nst. Dinamo, nesër në datën 15 tetor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09;00-14;00.
Pa energji do të mbesin;
-Zona pranë shinave të Trenit,
-Rr. Vangjel Noti, Zona Ish kombinatit Josif Pashko,
-Paskuqan, Kodër Kamëz, Kamëz, Rr Jordan Misja, Babrru Pjeserisht,
-Zona e Kodrës së Kuqe.
14 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)