importi-i-kosov-euml-s-dominohet-nga-serbia_hd-780x439Tregtia


Në muajin mars 2016, eksportet e mallrave arritën vlerën 19 mld lekë, duke u ulur me 12,8% në krahasim me mars 2015.  Megjithatë shënojnë një rritje me 9,9% në krahasim me muajin paraardhës. Importet e mallrave në mars 2016 arritën vlerën 46 mld lekë, duke u rritur me 4,6% në krahasim me mars 2015 dhe 11,1% në krahasim me shkurt 2016. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u rritur me 22% krahasuar me mars 2015 dhe 12% në krahasim me shkurt 2016. Ulja vjetore e eksporteve është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -1,6 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +6,8 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +1,2 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,6 pikë përqindje. Në mars 2016, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me mars 2015 janë: Italia me 3,7%, Malta me 110,6% dhe Greqia 1%. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 32,1%, Maqedonia me 19,8% dhe Kina me 37,1%. Vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me mars 2015 janë: Turqia me 20,9%, Greqia me 6,3% dhe Gjermania me 8,5%. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 1,8%, Kina me 7,8% dhe Serbia me 5,1%.