Perurimi Konsullata e VloresBashkëpunimi


Fondet IPA për rajonin, 93 milionë euro


Rajoni i Pulias është kujdestar për fondet IPA të zhvillimit ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mali i Zi që kapin shumën 93 milionë euro. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Ambasadës së Italisë në Tiranë, në aktivitetin V(a)LORE ITALIA”, ku u prezantuan projektet, kanë shfaqur interes 150 kompani të ndryshme italiane që veprojnë në Vlorë. Paraditen e datës 14 prill, me rastin e përurimit të Selisë së re, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë mbajti aktivitetin e prezantimit të “Sistemit Itali”. Konsullata e Përgjithshme e Italisë aspiron të bëhet pikë referimi gjithmonë e më e rëndësishme, jo vetëm për shërbimet konsullore, por edhe për të konsoliduar bashkëpunimin dypalësh në sektorin kulturor dhe ekonomik në jug të Shqipërisë, njofton Ambasada. Punimet u zhvilluan me katër tryeza tematike kushtuar: pranisë italiane në Vlorë, duke u përqendruar në historinë e marrëdhënieve italo-shqiptare; mundësive të të bërit biznes dhe të bashkëpunimit në sektorin e turizmit; mbështetjes së ofruar biznesit italian në Jug të Shqipërisë; dhe mësimdhënies së gjuhës italiane si instrument formimi profesional. Në seminarin “Itali-Shqipëri – mundësi të të bërit biznes dhe bashkëpunimi në sektorin e turizmit u analizuan programet e ndryshme për mbështetjen e Bizneseve të Vogla dhe të Mesme (SME), ndër të cilët edhe programi Interreg IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi dhe Programi i zhvillimit të sektorit privat përmes kredive për SME-të, financuar nga Kooperacioni Italian, financimet kryesore për infrastrukturat dhe për sektorin e ambientit në Jugun e Shqipërisë, si dhe mundësitë ekzistuese në sektorin në sektorin e hoteleri-turizmit. Nisma u drejtohet kryesisht kompanive që operojnë në fushën e projektimit, arkitekturës, infrastrukturës dhe ndërtimeve turistike, mobilimit dhe arredimit, pajisjeve në fushën e hoteleri-turizmit, pastrimit industrial, operatorëve turistikë dhe synon të krijojë mundësi për t’u njohur me shanset e ofruara nga tregu vendas për të promovuar format e bashkëpunimit industrial dypalësh. Pjesë e aktivitetit ishte edhe Rajoni i Puglia-s, si Autoriteti Menaxhues i Programit IPA CBC Interreg Itali-Shqipëri-Mal i Zi, financuar nga Bashkimi Europian dhe nga shtetet pjesëmarrëse. Programi ofron një total prej rreth 93 milionë eurosh për veprimet e strukturuara në fushën e konkurrencës (inovacionit, hulumtimit dhe zhvillimit teknologjik, mbështetjes për SME-të), tërheqjes rajonale (turizmit të qëndrueshëm, industrive kulturore dhe përmirësimit të mjedisit), mbrojtjen e mjedisit (cikli i ujit, strategjia e Water landscapes – peizazhet e ujit), energjia e ripërtëritshme, dhe, së fundmi, transportit dhe lidhjeve mes dy brigjeve të Adriatikut, si një parakusht për zhvillimin e së gjithë zonës ndërkufitare. Ndërsa, gjatë takimit “Mbështetje ofruar biznesit italian në jug të Shqipërisë”, iu dhanë informacione sipërmarrjeve italiane me aktivitet në rrethin konsullor të Vlorës mbi veprimtarinë mbështetëse të institucioneve, me shpresën për të forcuar praninë italiane në Jug të Shqipërisë.