Nga godina të rrënuara dhe të lëna në mëshirë të fatit sot në ndërmarrje të suksesshme ku punësohen me qindra punëtor.
Njëra prej tyre ish “Ndërmarrja Gjeofizike Patos” me sipërfaqe të përgjithshme 12,507 m2. Sot në këto ambiente deri dje të braktisura falë mbështetjes së biznesit përmes kontratës simbolike 1 Euro operon Shoqëria “Tur Tekstil”, SHPK. Dy vite më parë e nisi aktivitetin duke punësuar 65 punonjës ndërsa sot numëron 320 punonjës.
Veshjet e qepura me logon “Made in Albania” shkojnë për tregjet gjermane, franceze dhe spanjolle.
Disa prodhime të gjigandit të veshjeve ‘Zara’ qepen nga kjo kompani.
Ministrja Milva Ekonomi së bashku me deputetët Ervin Koci, Antoneta Dhima dhe kryetaren e bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj vizituan këtë kompani.
“Tur Tekstil”, tha ministrja Ekonomi, është të një histori suksesi. “Përveç skemës së vënies në dispozicion të sipërfaqes për aktivitet me qira 1 Euro për 20 vjet, një mbështetje tjetër që ka marrë kjo kompani është mbështetja me fondin e punësimit. Këtu kanë ardhur dhe janë punësuar nga Fondi i Mbështetjes së punësimit 87 punonjës, 70 prej të cilëve janë bërë forcë pune në këtë industri. Këto mbështetje janë shumë të rëndësishme sepse e para; rrisin mundësinë që Shqipëria të prodhojë produktin e vet “Made in Albania” dhe të ketë një fuqi të madhe eksportuese në këtë lloj industrie dhe e dyta; të lehtësojë shumë edhe skemën e punësimit të rajonit ku padyshim vlerësohet roli që ka bashkia” u shpreh ministrja Ekonomi.
Eksportet shqiptare nënvizoi ministrja Ekonomi, në industrinë fason, tekstile dhe lëkurë po t’i krahasojmë me vitin 2014, rritja në 2015 ishte 5%, ndërsa rritja në 2016 përkundrejt 2015 për periudhën Janar-Korrik është 21%”.
Kaner Altan sipërmarrësi kompanisë “Tur Tekstil” tha se: Falënderoj shumë zonjën ministre dhe kryetarin e bashkisë për këtë vizitë. Ne duam që njerëzit të punojnë. Deri tani nuk kemi pasur asnjë problem. Sa më shumë punëtorë të punojnë me ne, aq më mirë është”.
12 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)