Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

VIDEO/ Braçe shpjegon propozimet për fermerët: 10 kompani inputesh bujqësore, të shpëtojmë nga karteli

VIDEO/ Braçe shpjegon propozimet për fermerët: 10 kompani

Ashtu siç bëri në komisionin e Ekonomisë, ish-numri dy i qeverisë Erjon Braçe ka lexuar relacionin e projektligjit për TVSH në vitin 2014, kur qeveria propozoi barazimin e TVSH për fermerët në shitje dhe blerje 20/20%, kur qeveria thoshte se do të ndihmonte sektorin.

Ai ngriti aludime se çfarë ka ndrodhur me qeverinë që ajo kohë deri më tani, që socialistët ndryshuan qëndrim për fermerët.

Në foltoren e Kuvendit, deputeti i PS-së tha se heqja e kompensimit 6% të TVSH-së dhe taksimi i inputeve do të shkaktoj humbje të mëdha për bujqit.

"Më e rëndësishmja është skema e TVSH për bujqit, fermerët. Qeveria e bën zero kompensimin e fermerit. Problemi është te bujku dhe grumbulluesi, eksportuesi me zero në TVSH është i përjashtuar nga këto probleme. Me 20% TVSH në shitje, humbja për grumbulluesin është e madhe", shtoi Braçe.

"Natyrisht që më shkon ta bëj pyetjen se çfarë ka ndodhur me qeverinë që kur e vendosi këtë skemë dhe sot që e ka bërë zero investimin për fermerin. Problemi është te bujku dhe eksportuesi. Po ju marr një produkt. Një kg ullinj me çmimin 50 lekë, grumbulluesi e mori këtë produkt dhe doli në treg me 60 lekë, e këtu ka 10% TVSH, po të bësh diferencën mes TVSH të kompesuar kur ai bleu nga bujku dhe TVSH në shitje, grumbulluesit i mbeteshin 8.3 lekë për të gjitha në ato 10 lekëshin që kishte vlerë të shtuar. Ai kishte para dhe interes që të grumbullonte produktin e bujkut me çfaëdolloj çmimi, pa ushtruar presion e dhe qenë bujku në trysninë e faktit që duhet të pranonte me çmimin  e grumbulluesit. Nëse shkojmë te zero në 20 %, humbja është 20 lekë për grumbullues.

Çfarë ndodh me skemën 6%, me vlerën e tatueshme, TVSH u bë 47,2 lekë, TVSH e kompensuar zbriti në 2,8 lekë, në 50 lekë të çmimit që grumbulluesi i bleu ka fermeri. Natyrisht grumbulluesi i shtoi edhe 10 lekë vlerë të shtuar dhe doli në me 60 lekë. Atëherë me vlerën e TVSH 20% në shitje, grumbulluesi i duhet ti paguajë shtetit 10 lekë dhe në fund fare humbja është 7,2 lekë, e në fund fare i mbetet 2,8 lekë për rroga  e shpenzime të tjera e natyrisht dhe për fitimin e tij. Kjo është diferenca mes dy skemave, nëse shkojmë te skema nga 0-20 përqind humbja është e pastër për 10 lekë për çdo grumbullues. Nëse nuk fiton para pse ai duhet ti shkojë te fermeri", tha Braçe.

Ai shtoi se propozimi që ka bërë e rikthehen masën e propozimit të bujkut 20%, ku kompensimin 2,8 lekë e paguan qeveria. "Nëse i keni 2 mld lekë se nuk e bëni, ju i paguani bujkut 20% si kompensim në momentin kur paraqet faturën tatimore. Rruga më e drejtë skema kush hyn i pari fiton i pari garon me një mori kushtet nuk shpërndajnë", theksoi Braçe.

Ai hodhi poshtë skemën e inputeve bujqësore, duke akzuar se 10 kompani e kanë kthyer në kartel dhe nuk ka konkurrencë të ndershme.

"Natyrisht kam një problem me skemën e TVSH së inputeve bujqësore, nëse do të kishim një treg që funksiononte natyrisht çmimet i përcakton tregu e jo taksat, ne nuk kemi garë e konkurrencë, por kemi kartel për 10 kompani, që i vendosin çmimet Tregu është i kapur nga 10 biznese, e padyshim kjo do të ndikojë te bujku që do të blejë shtrenjtë. E para të shpëtojmë nga karteli fermerët që rrisin çmimet, sepse çmimet e rritjes do të reflektohet te bujku", tha Braçe.

Sipas tij duhen vetëm 2 miliardë lekë për të rimbursuar direkt fermerët për TVSH-në.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore