Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për pasojat e luftës në Ukrainë, duke thënë se  ka thënë një e katërta e popullsisë  mund të vuajnë nga një çrregullim i shëndetit mendor.

“OBSH vlerëson se deri në 10 milionë njerëz janë në rrezik nga një formë e një çrregullimi mendor, që varion nga ankthi dhe stresi në kushte më të rënda”, tha Jarno Habicht, përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë.

Kushtet e rënda përfshijnë çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD). Rastet rriten pas 10 muajsh konflikti, duke bërë që një agjenci e veçantë e OKB-së të nisë shërbime mbështetëse në internet.

Deri më tani, të paktën 700 sulme ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor të Ukrainës, tregojnë të dhënat e OBSH-së, dhe sulmet e shtuara të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike që nga tetori, i kanë shtuar sfidat duke shkaktuar ndërprerje.