
Indonezia do të ketë kapacitete për të prodhuar 250 milionë doza të një vaksine së koronavirusit, deri në fund të vitit 2020, në pritje që të testohet te njerëzit. Kështu ka deklaruar një ministër të martës, pasi vendi kërkon që të ndalojë një valë infeksionesh.
Kujtojmë se Indonezia ka konfirmuar 115.056 raste me Covid-19 dhe 5.388 vdekje që nga rasti i partë i infektimit në mars. Gjithashtu ka raportur më shumë se 1000 raste të reja në shumicën e ditëve nga fillimi i qershorit.
Firma farmaceutike shtetërore Bio Farma do të fillojë fazën e tretë të provave klinike te njerëzit këtë javë, duke përdorur një vaksinë të prodhuar nga Sinovac i Kinës, raportoi Reuters. Nëse ato janë të suksesshme, Bio Farma ka thënë se do të prodhonte vetë vaksinën.